Karim Adeyemi, sulmuesi i ri i Barcelonës, ka përsëritur se objektivi më i rëndësishëm në karrierën e tij profesionale është fitimi i Ligës së Kampionëve.
Të lidhura
None found
Në një intervistë për gazetën spanjolle Mundo Deportivo, lojtari i Barçës kujtoi sezonin kur iu afrua shumë trofeut evropian, por nuk arriti ta ngrinte atë.
Edhe pse përjetoi atë zhgënjim, futbollisti gjerman vazhdon ta ketë lavdinë kontinentale si synimin kryesor sportiv, i cili e shtyn të punojë çdo ditë në stërvitje.
“Ëndrra ime është ta fitoj Ligën e Kampionëve”, u shpreh fillimisht Adeyemi.
“Isha shumë pranë, por fatkeqësisht humbëm. Ajo vazhdon të jetë ëndrra ime dhe punoj çdo ditë për ta realizuar”, përfundoi gjermani.
Adeyemi iu afrua triumfit në Ligën e Kampionëve gjatë edicionit 2022/23, por skuadra e tij u mposht 2-0 nga Real Madridi.
