LSDM akuzon Mickoskin: Po helmohet e gjithë Maqedonia

LSDM-ja ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski për situatën me ujin, duke renditur rastet në Gostivar, Krushevë, Vallandovë, Bulaçan, Plasnicë, Leshkë, Preglovë dhe Mavrovë. Nga partia opozitare theksojnë se, pas shtatë qyteteve me ujë helmues, Lepencit, Vardarit dhe Bashino Selos, tashmë është konstatuar se nuk mund të pihet as uji i burimeve në Elshani dhe Velestovë të Ohrit. Sipas LSDM-së, krijohet përshtypja se në Maqedoni nuk ka mbetur më asnjë vend i pastër.

Të lidhura

None found

Opozita pretendon gjithashtu se Mickoski po flet për praninë e “baktereve të reja” në Gostivar.

“Klekovski deklaron se uji do të bëhet i pijshëm deri në fund të javës, ndërsa secili paraqet versionin e vet. Në vend që të mbrohet shëndeti i njerëzve, po grumbullohen pikë politike. Kjo është e turpshme. Për OBRM-PDUKM-në dhe Mickoskin, rejtingu i tyre është më i rëndësishëm sesa shëndeti i qytetarëve. Në këtë mënyrë do ta helmojnë të gjithë Maqedoninë”, deklarojnë nga LSDM-ja.

Sipas partisë, mbetet e panjohur se sa komuna dhe qytete të tjera mund të jenë të ndotura pa u bërë ende publike. LSDM-ja thotë se ministri i Policisë, Toshkovski, po merret me hiperklorinimin sikur të ishte i punësuar në një sistem ujësjellësi. Ndërkohë, sipas tyre, Mickoski jep një premtim, ndërsa Klekovski shmang përgjegjësinë.

“Po zhvillohet një epidemi e verdhëzës, por ende nuk është përcaktuar asnjë përgjegjës. Askush nuk ka vendosur nënshkrim dhe askush nuk ka vënë vulë. Nuk ekziston asnjë person që të japë garanci me emër dhe mbiemër”, theksojnë nga LSDM-ja.

Nga partia shtojnë se autoritetet nuk tregojnë se cili institucion dhe cili individ e ka miratuar përdorimin e ujit teknik në Gostivar. “Nuk janë paraqitur analiza, nuk ka përgjegjës dhe mungon emri e mbiemri i personit përkatës. Ka vetëm gënjeshtra, manipulim dhe bartje të fajit nga njëri te tjetri. Kjo nuk mund të quhet më thjesht krizë me ujin, por helmim sistemik i shtetit”, thonë nga LSDM-ja.


Shtuar 30.07.2026 08:45

Tags:
holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet