Policia ka arritur të parandalojë në çastet e fundit një vrasje me pagesë, pikërisht kur autorët dukej se kishin përfunduar të gjitha përgatitjet.
Të lidhura
None found
Ngjarja u regjistrua në Caserta të Italisë, ku, sipas raportimeve të mediave vendase, një burrë kishte dhënë 20 mijë euro për ekzekutimin e ish-bashkëshortes së tij.
Plani ishte përgatitur deri në hollësi. Porositësi i kishte vënë në dispozicion vrasësit me pagesë çdo të dhënë për ish-gruan, përfshirë edhe çelësat e banesës së saj.
Sipas skemës së hartuar, gruaja fillimisht do të rrëmbehej dhe më pas do të vritej në një zonë të izoluar.
Në lidhje me këtë rast janë arrestuar 5 persona, ndërsa motivi që e shtyu porositësin të planifikonte vrasjen e ish-bashkëshortes mbetet ende i panjohur.
