Gjenden mbetje mortore në Kalludër, djali i kirurgut Adem Ademi: Pas 27 vjetësh po i afrohemi zbardhjes së të vërtetës

Erblin Ademi, djali i kirurgut të zhdukur Adem Ademi, ka reaguar pasi gjatë gërmimeve në zonën e Kalludrës, në Zubin Potok, u zbuluan mbetje mortore. Adem Ademi ishte njëri prej 23 intelektualëve shqiptarë që u zhdukën gjatë luftës në Kosovë.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi publik, Erblin Ademi tregoi se për 27 vjet kishte vendosur të qëndronte në heshtje për rastin e të atit dhe të grupit të intelektualëve. Megjithatë, zhvillimet e fundit e kanë bërë që të flasë.

Ai e përshkroi këtë si një ditë të mbushur me emocione të përziera për veten dhe familjen. Sipas tij, dhimbja është e madhe, pasi pas 27 vjetësh po përballen sërish me të vërtetën e rëndë se babai i tyre dhe 22 personat e tjerë u vranë dhe u zhdukën gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Duke folur për të atin, Ademi tha se ai ishte kirurg dhe një mjek i nderuar, i cili ia kishte kushtuar jetën shpëtimit të njerëzve. Gjatë luftës, ai kishte kontribuar edhe në trajtimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Familja, siç theksoi ai, ka kaluar pothuajse tri dekada mes pritjes, ankthit dhe mungesës së përgjigjeve për fatin e Adem Ademit. Që nga periudha e pasluftës, ata kishin informacione se grupi ishte vrarë pikërisht në zonën ku tashmë po kryhen gërmimet.

Sipas Erblin Ademit, arrestimi i personave të dyshuar për pjesëmarrje në këtë krim dhe nisja e gërmimeve krijojnë përshtypjen se e vërteta më në fund është pranë zbardhjes. Ai kërkoi, megjithatë, që të ndiqen të gjitha procedurat institucionale dhe ato të mjekësisë ligjore, ndërsa identifikimi zyrtar i mbetjeve mortore të realizohet me profesionalizëm dhe dinjitet.

Ademi e përkufizoi ngjarjen si masakër dhe krim të rëndë. Ai nënvizoi se familjet e viktimave, për 27 vjet me radhë, kanë qenë nën një dhunë të pandërprerë psikologjike, për shkak se nuk e dinin vendin ku preheshin njerëzit e tyre më të dashur.

Ai tha se sot familja ndien njëfarë lehtësimi, jo sepse dhimbja është shuar, por sepse mund të marrë fund pasiguria. Të njohësh vendin ku prehet i afërmi yt dhe të kesh mundësi ta nderosh me dinjitet, sipas tij, është një e drejtë themelore njerëzore që familjes së tij i është mohuar për gati tri dekada.

Në reagim, Erblin Ademi kërkoi gjithashtu vendosjen e drejtësisë, duke këmbëngulur që secili autor dhe përgjegjës për krimin të japë llogari.

Ai theksoi se para drejtësisë duhet të dalin jo vetëm ata që e kryen krimin, por edhe personat që e urdhëruan, morën pjesë në të, fshehën masakrën apo mbrojtën përgjegjësit. Vetëm pasi ata të marrin dënimin e merituar, sipas tij, mund të konsiderohet se është bërë një hap i plotë drejt drejtësisë, pasi pa drejtësi nuk mund të ketë paqe të vërtetë.

Në përmbyllje të postimit, Ademi sqaroi se zëri i tij përfaqëson jo vetëm familjen e vet, por edhe të gjitha familjet që prej 27 vjetësh vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën për fatin e njerëzve të dashur. Ai shprehu shpresën se një ditë edhe ato do të marrin përgjigjet që presin.

Erblin Ademi përfundoi duke thënë se babai i tij nuk do të mbahet mend vetëm për mënyrën se si iu mor jeta, por para së gjithash për jetën që bëri. Ai e kujtoi si një njeri që shpëtonte jetë, një mjek të devotshëm dhe një baba të dashur, duke shtuar se kjo trashëgimi është arsyeja përse familja do ta kujtojë përherë me krenari.


Shtuar 29.07.2026 20:27

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet