Tragjedi në Greqi, humbin jetën tre zjarrfikës gjatë betejës me flakët

Tre zjarrfikës humbën jetën të mërkurën në Greqi, në dy ngjarje të veçanta të lidhura me zjarret.

Të lidhura

None found

Shërbimi Zjarrfikës grek bëri të ditur se dy pjesëtarë të forcave zjarrfikëse të Kretës, të moshave 25 dhe 58 vjeç, ndërruan jetë teksa luftonin me flakët në zonën e Rethymnos.

Të dhënat paraprake tregojnë se ata po ndërhynin në një territor të izoluar kur u zunë në rrethim nga zjarri dhe humbën jetën në vendngjarje. Më vonë, policia lokalizoi edhe automjetin e tyre, i cili ishte shkrumbuar plotësisht.

Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, raporton se dy zjarrfikës të tjerë kanë marrë dëmtime të rënda. Ata po trajtohen në spital, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Rasti i tretë fatal u regjistrua gjatë zjarrit që ka përfshirë zonën e Gjithios, në Peloponez.

Bëhet fjalë për drejtuesin e zyrës rajonale të zjarrfikësve në Lakoni. Sipas njoftimit të policisë, zjarrfikësi 30-vjeçar pësoi një atak kardiak për shkak të lodhjes dhe ngarkesës së madhe fizike gjatë operacionit për shuarjen e flakëve. Zjarri vijon prej 24 orësh dhe ka përfshirë qindra hektarë në këtë zonë.

Operacionet kundër zjarreve po vazhdojnë me intensitet në Peloponez, në ishullin Paros, në Mitilini dhe në Kretë. Në këtë të fundit, flakët janë shtrirë në një vijë më të gjatë se 15 kilometra, midis Rethymnos dhe Hanias.

Në përpjekjet për vënien nën kontroll të situatës janë angazhuar qindra zjarrfikës dhe vullnetarë. Ndërhyrja vështirësohet ndjeshëm nga temperaturat që lëvizin rreth 40 gradë Celsius dhe erërat me fuqi deri në 8 ballë të shkallës Bofor.

Për shkak se autoritetet nuk arritën të krijonin një korridor të sigurt largimi në rrugë tokësore, rreth 2 mijë turistë dhe banorë në zonën e Hanias u evakuuan nga deti, me anije dhe skafe private.

Gjendja alarmante parashikohet të vijojë edhe gjatë 48 orëve të ardhshme. Mbrojtja Civile ka sinjalizuar nivel të lartë rreziku për shpërthimin e zjarreve në disa pjesë të vendit, ndërsa u ka kërkuar banorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe, nëse lind nevoja, të respektojnë me përpikëri urdhrat e autoriteteve.


Shtuar 29.07.2026 20:27

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet