Konflikti për pronën në Pukë, 3 të arrestuar dhe 2 nën hetim

Një konflikt i ndodhur një ditë më parë në fshatin Dedaj të Pukës, ka rezultuar në arrestimin e tre personave dhe nisjen e procedimit penal për dy të tjerë.

Sipas uniformave blu, shkaku i përplasjes ka qenë një mosmarrëveshje pronësie.

Të lidhura

None found

Nga ana e Komisariatit të Policisë Pukë, specialistët e Hetimit të Krimeve vunë në pranga në flagrancë shtetasit I. Sh., 67- vjeç, F. Sh., 36-vjeç (i biri i 67-vjeçarit) dhe G. I., 34-vjeç. Gjithashtu, materialet i kaluan Prokurorisë për të proceduar në gjendje të lirë P. I., 60-vjeç dhe bashkëshorten e tij, F. I., 43 vjeçe, e cila rezulton motra e G. I. Të gjithë personat e përfshirë janë banorë të fshatit Dedaj.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës, ku palët u përleshën duke përdorur objekte të forta dhe mjete prerëse.

Si pasojë, I. Sh. dhe G. I. morën plagë dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët kanë sekuestruar disa sende dhe vegla që dyshohet se shërbyen gjatë sherrit, të cilat do të shërbejnë si prova materiale. Dosja hetimore i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për vijimin e veprimeve procedurale.


Shtuar 29.07.2026 10:10

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom