Irani shpërndan video kërcënuese me “manual eliminimi” për Melania Trump dhe të birin Barron

Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, së bashku me djalin e saj Barron, janë kthyer në objektiva të një fushate të re propagandistike iraniane.

Të lidhura

None found

Një material i tmerrshëm, i cili ka marrë dhenë në platformat sociale dhe u bë i njohur nga New York Post, përshkruan në mënyrë të detajuar skenarë eliminimi ndaj tyre.

Videoja, e prodhuar për të mobilizuar simpatizantët e regjimit të Ajatollahëve, përfshin gjurmim të lëvizjeve të saj dhe sugjerime makabre për atentat.

Sipas informacioneve të publikuara, filmimi titullohet “Si ta vrasësh Melania Trump” dhe përmban imazhe të Zonjës së Parë teksa lëviz me kolonën presidenciale dhe nëpër rrugë të ndryshme të Nju Jorkut.

Në përmbyllje të videos, edhe Barron Trump cilësohet si një shënjestër potenciale e kërcënimeve të artikuluara.

Xhirimet sugjerojnë se daljet e saj për shopping mund të konsiderohen “të volitshme për misione ndërkombëtare të luftëtarëve të lirisë”, duke propozuar njëkohësisht infiltrimin e një agjenti që do të helmonte çdo artikull veshjeje të blerë nga Zonja e Parë.


Shtuar 28.07.2026 21:53

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom