Përballja mes Dritës dhe Florianas, e vlefshme për raundin e dytë eliminues të Ligës së Konferencës, u mbyll me barazim 1-1 gjatë 90 minutave, duke e shtyrë sfidën në kohë shtesë.
Të lidhura
None found
Kampioneve të Kosovës iu desh të vuajnë shumë më tepër se në takimin e parë, pasi shfaqën një version më të zbehur të lojës së tyre. Megjithëse e nisën më aktivë, ekipi mysafir goditi i pari.
Një gjuajtje e fuqishme nga distanca e Mbong në minutën e 40-të përfundoi në rrjetë, duke lënë pa mundësi reagimi portierin Maloku dhe duke i dhënë avantazhin Florianas.
Drita intensifikoi përpjekjet për të rivendosur bilancin, por iu desh të priste deri në fundin e ndeshjes për ta realizuar. Momenti i çlirimit erdhi falë një aksioni individual nga Ovouka, i cili depërtoi me shpejtësi duke lënë pas disa kundërshtarë dhe dërgoi topin në qendër të zonës, ku Jorgo Pëllumbi nga pozicioni i afërt nuk fali, duke e shtyrë topin në rrjetë në minutën e 88-të.
Tani fati i kualifikimit do të vendoset në vazhdime, ku do të përcaktohet nëse skuadra nga Kosova do të arrijë të heqë nga rruga përfaqësuesen malteze.
