Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, në kuadër të rastit “Drenica”, pjesë e aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e EULEX-it.
Të lidhura
None found
Në një reagim pas vendimit, Lushtaku theksoi se gjykata konfirmoi pafajësinë e tij lidhur me pretendimet për ndikim te dëshmitarët në rastin “Drenica 1”. Ai e cilësoi këtë si mbylljen e një cikli të gjatë procesesh që nisën para 13 vjetësh.
Sipas tij, të gjitha këto procedura kishin si objektiv dënimin e tij përmes akuzave të ndërtuara mbi deklarata dhe dëshmitarë të rremë. Lushtaku shtoi se edhe në këtë rast, si në të gjitha më parë, gjykata vërtetoi pafajësinë e tij për secilën pikë të akuzës.
“Gjithmonë kam besuar se e vërteta është e pamposhtur dhe se, pavarësisht pengesave, zvarritjeve dhe padrejtësive, ajo do të dalë në dritë”, shprehet Lushtaku në reagimin e tij. Ai falënderoi familjen, bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët që i qëndruan pranë dhe nuk e humbën besimin gjatë gjithë kësaj periudhe.
