Hansi Flick këmbëngul për shitjen e talentit spanjoll, dëmtimi i De Jong nuk e ndryshon vendimin

Hansi Flick, tekniku i Barcelonës, e ka bërë të ditur qartë qëndrimi e tij për mesfushën e ekipit, duke i sugjeruar klubit katalanas që të pranojë ofertat për Marc Casadon gjatë verës, pavarësisht se gjendja fizike e Frenkie de Jong vijon të jetë një pikëpyetje e madhe.

Të lidhura

None found

Duke cituar Mundo Deportivo, mësohet se strategu gjerman është i bindur se Barcelona ka mjaftueshëm alternativa në qendër të fushës, prandaj është i gatshëm të japë miratimin për largimin e lojtarit 22-vjeçar përpara nisjes së sezonit të ri.

Gradualisht, Casado e humbi pozicionin e titullarit gjatë sezonit të fundit, duke e nisur nga minuta e parë vetëm në 15 përballje në të gjitha kompeticionet, çka e bëri të bjerë ndjeshëm në hierarkinë e mesfushorëve të skuadrës.

Dëmtimi i fundit i holandezit De Jong kishte krijuar hamendësime se talenti spanjoll mund të mbahej në skuadër së paku deri në gjysmën e sezonit, por qëndrimi i Flick është krejtësisht ndryshe.

Raporti nënvizon se trajneri i ka komunikuar drejtuesve të klubit që të shqyrtojnë me kujdes çdo propozim serioz për mesfushorin, edhe pse mbetet e paqartë se kur do të rikthehet De Jong në fushë dhe nëse ai do të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni.

Në rast se paraqitet oferta e duhur, pritshmëritë janë që Casado të japë lamtumirën me “Camp Nou”, ndërsa interesimi i klubeve të tjera për kartonin e tij vazhdon të shtohet.


Shtuar 28.07.2026 21:35

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom