Rënia e interesit për inteligjencën artificiale: Përdoruesit kufizojnë përdorimin nga frika e privatësisë dhe rreziqeve

Shenjat e para tregojnë se entuziazmi fillestar për inteligjencën artificiale po venitet. Edhe përdoruesit e saj më të zjarrtë kanë filluar ta kufizojnë ose çaktivizojnë përdorimin, pasi shqetësimet për privatësinë, sigurinë e vendeve të punës dhe chatbotët e pakontrolluar sa vijnë e shtohen.

Të lidhura

None found

Sipas një sondazhi të realizuar së fundmi nga dy organizata të fushës teknologjike në Britaninë e Madhe, 42% e pjesëmarrësve kanë nisur ta kufizojnë përdorimin e chatbotëve, ndërsa mbi gjysma e shohin teknologjinë si tepër të rrezikshme.

“Qëndrimi ndaj inteligjencës artificiale po ndryshon në mënyrë të dukshme,” sinjalizuan studiuesit nga Instituti i Ardhmërive Digjitale pranë King’s College London (KCL) dhe Responsible AI UK në një raport që përmbledh rezultatet e sondazhit.

Në një komunikatë për median, KCL sqaroi se arsyeja kryesore për kufizimin e përdorimit lidhet me shqetësimet mbi privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe respektimin e rregulloreve. Arsyeja e dytë më e përhapur ishte dëshira për të kryer punën në mënyrën tradicionale.

Studimi, i cili përfshiu mbi 2.000 banorë të Mbretërisë së Bashkuar, zbuloi një rritje me katër pikë përqindjeje të atyre që e perceptojnë inteligjencën artificiale si një teknologji me “më shumë rreziqe sesa përfitime”, duke arritur në 52%. Nga ana tjetër, optimistët ranë në 34%.

Paralelisht, qytetarët duken gjithnjë e më të preokupuar nga mungesa e mundësive për t’u tërhequr nga përdorimi i kësaj teknologjie. Shumë të anketuar e shohin me shqetësim faktin që ndjehen të detyruar të përdorin chatbotët.

Raporti thekson se shumica e njerëzve besojnë se do të ishte e vështirë ose krejt e pamundur t’i shmangeshin inteligjencës artificiale edhe sikur ta dëshironin një gjë të tillë. Kjo ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si individët mund të japin një pëlqim të mirëfilltë për praninë e saj në shoqërinë e sotme.

Ekspertët që kryen sondazhin shpjeguan gjithashtu se, ndonëse presioni rritet që punonjësit të demonstrojnë aftësi në përdorimin e AI për të siguruar vendin e punës, ata që zgjedhin të mos e përdorin nuk vuajnë nga mungesa e kompetencave të nevojshme.

Ideja se magjepsja me inteligjencën artificiale mund të jetë në rënie ka shumë gjasa të duket e pabesueshme në ambientet e drejtuesve të gjigantëve teknologjikë, veçanërisht në kontekstin e rritjes së tregjeve të aksioneve të nxitur prej saj.

“Kompanitë që tregtojnë teknologji të reja shpesh mendojnë se njerëzit që familjarizohen më shumë me to do t’i pëlqejnë më shumë,” vuri në dukje Jack Stilgoe nga University College London.

“Të dhënat tona tregojnë se realiteti është ndryshe,” vazhdoi ai, duke paralajmëruar se “shqetësimet e publikut për inteligjencën artificiale po thellohen me kalimin e kohës dhe madje edhe përdoruesit e saj më të shpeshtë kanë qëndrime të ndara.”

Kate Devlin nga KCL shtoi se qytetarët kanë nevojë për mekanizma realë për të shprehur pëlqimin e tyre, konkretisht mundësinë për të zgjedhur momentet e aplikimit, mënyrën e ndërveprimit dhe sidomos si të tërhiqen nga përdorimi kur kjo ka rëndësi për ta./ DPA News


Shtuar 28.07.2026 20:03

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom