Sam Neill, protagonisti i “Jurassic Park”, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare

Ylli i kinemasë nga Zelanda e Re, Sam Neill, u shua në moshën 78-vjeçare. Lajmi i hidhur u konfirmua nga të afërmit e tij përmes një postimi në profilin zyrtar të aktorit në Instagram.

Familja nuk bëri të ditur shkaqet e vdekjes, megjithatë Neill kishte treguar publikisht se kishte fituar një betejë të vështirë me një kancer të rrallë gjaku, limfomën angioimunoblastike të qelizave T në stadin e tretë, e diagnostikuar në vitin 2022.

Të lidhura

None found

Në njoftimin zyrtar, familjarët bënë me dije se aktori u nda nga jeta në Sidnej të Australisë, pranë personave më të dashur. “Me pikëllim të madh, familja e Sam Neill ndan lajmin e ikjes së tij. Ai qëndroi i rrethuar nga të vetët dhe u largua me atë dinjitet që e përcaktoi gjatë gjithë jetës. Humbja erdhi papritur, por ndihemi me fat që ai ishte i lirë nga kanceri. I jemi mirënjohës stafit të Spitalit Privat të Shën Vincentit për përkujdesjen shembullore dhe lusim që privatësia jonë të nderohet në këto çaste të vështira,” shprehej deklarata.

Pas ndarjes së tij tragjike, homazhe publikisht ka bërë edhe kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, i cili vlerësoi ndikimin e pallogaritshëm të aktorit si në kinematografinë australiane, ashtu edhe në atë botërore.

“Sam Neill dha jetë në kaq shumë histori të dashura australiane dhe zuri një vend unik në shpirtin e kombit. Ai e përballoi sëmundjen me dinjitet, humor dhe forcë të jashtëzakonshme. Do të na mungojë pamasë dhe kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm. Prehu në paqe,” shkroi Albanese në një postim.

I lindur në vitin 1947 në Omagh të Irlandës Veriore dhe i rritur në Zelandën e Re, Neill arriti famë planetare përmes interpretimit të Dr. Alan Grant në kryeveprën e Steven Spielberg, “Jurassic Park”. Përveç këtij roli ikonik, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në filma si “The Piano”, “The Hunt for Red October”, “Event Horizon”, “The Hunt for the Wilderpeople” dhe në seriale të mirënjohur si “The Tudors” e “Peaky Blinders”.

Në më shumë se pesë dekada karrierë, Neill portretizoi mbi 150 personazhe në ekranin e madh dhe televizion, duke u shndërruar në një figurë emblematike të artit interpretues global. Për meritat e tij të jashtëzakonshme, Zelanda e Re e nderoi me titullin fisnik “Sir”.

Aktori la pas katër fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa.


Shtuar 28.07.2026 09:05

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetmeritbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom