“Kërkuan të më shkarkojnë”, Abdixhiku thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së

Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se më 30 korrik do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i thirrur pas kërkesës për largimin e tij nga pozita e kryetarit.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij publik, kreu i LDK-së deklaroi se nuk e kishte parë të nevojshëm këtë kuvend, të cilin e cilësoi të parakohshëm dhe përçarës. Megjithatë, ai tha se e ka pranuar zhvillimin e këtij procesi në emër të demokracisë.

“Kam thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së. Siç ma kërkuan, për shkarkimin tim”, shkroi ai.

Abdixhiku theksoi se, përgjatë pesë viteve të drejtimit të LDK-së, është paraqitur katër herë para anëtarësisë. Në tri prej këtyre rasteve, sipas tij, ai vetë kishte kërkuar votëbesimin e delegatëve.

Ai nënvizoi se në historinë 37-vjeçare të LDK-së kjo është hera e parë që ndaj një kryetari parashtrohet në mënyrë të njëanshme kërkesa për shkarkim.

Sipas Abdixhikut, një proces i tillë i shkakton dëm partisë dhe mund t’i thellojë edhe më tej ndarjet brenda saj. Ai vlerësoi gjithashtu se për këtë zhvillim nuk ishte zgjedhur as koha, as vendi dhe as mënyra e përshtatshme.

Pavarësisht këtyre qëndrimeve, kryetari i LDK-së u shpreh se në Kuvend do të paraqitet “me bindje, qetësi dhe besim të plotë” te anëtarësia dhe delegatët e partisë.

Në përmbyllje të mesazhit, Abdixhiku i ftoi delegatët të jenë të pranishëm, me vlerësimin se Kuvendi mund të kthehet në një çast vendimtar për t’i dhënë LDK-së qartësinë që i nevojitet.

“Të enjten, më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në. Pas saj, le të përcaktojmë Republikën”, përfundoi Abdixhiku.


Shtuar 27.07.2026 19:59

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al