Tentoi të rrëmbente të renë nga Nepali, arrestohet në Sarandë 30-vjeçari nga Tepelena

Mariglen Kondi, 30 vjeç, nga Salaria e Tepelenës, është arrestuar mesditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit. Ai kërkohej që prej fillimit të këtij muaji, pasi dyshohet se tentoi të rrëmbente një vajzë nga Nepali pranë doganës së Qafë Botës. Sipas policisë, 30-vjeçari është person me precedentë të shumtë penalë.

Ngjarja u regjistrua më 2 korrik, rreth orës 18:53, në vendin e njohur si “Postbllok”, përgjatë aksit Konispol-Qafë Botë. Kondi dyshohet se provoi disa herë ta fuste me forcë të renë nepaleze në automjet, por ajo arriti të shpëtonte duke u larguar me vrap dhe më pas bëri denoncimin në polici.

Të lidhura

None found

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, policia mundi të identifikonte si të dyshuar Mariglen Kondin. Në vitin 2020, ai ishte arrestuar për veprën penale “kultivim bimësh narkotike”, të kryer në bashkëpunim, ndërsa më vonë ishte vendosur nën masën “Arrest në shtëpi”. Kondi e shkeli këtë masë sigurimi dhe në vitin 2021 u arrestua sërish, këtë herë për vjedhjen e disa kamionçinave në Lushnje.


holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al