Shqetësimet për rreziqet dhe privatësinë zbehin interesin për AI-n, shtohen kufizimet në përdorim

Entuziazmi fillestar për inteligjencën artificiale po humbet vrull, teksa shtohen shqetësimet për mbrojtjen e privatësisë, humbjen e vendeve të punës dhe të ashtuquajturit chatbotë rebelë. Tashmë ka sinjale se edhe përkrahësit e kësaj teknologjie kanë nisur ta çaktivizojnë ose ta përdorin në mënyrë më të kufizuar.

Të lidhura

None found

Një sondazh i publikuar së fundmi nga dy organizata britanike të industrisë së teknologjisë tregon se 42% e të anketuarve kanë filluar të vendosin “kufizime” në përdorimin e chatbotëve. Ndërkohë, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve e vlerësojnë këtë teknologji si tepër të rrezikshme.

Në raportin ku përmblidhen rezultatet e anketës, studiuesit e Institutit të Ardhmërive Digjitale të King’s College London (KCL) dhe të Responsible AI UK paralajmëruan se “njerëzit po reagojnë kundër inteligjencës artificiale”.

Sipas një njoftimi për shtyp të KCL-së, shqetësimet për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe respektimin e rregullave përbëjnë arsyen kryesore që pjesëmarrësit kanë zgjedhur për kufizimin e përdorimit. Arsyeja e dytë më e përmendur është dëshira për të vazhduar kryerjen e punës sipas mënyrës aktuale.

Në sondazh morën pjesë më shumë se 2.000 banorë të Mbretërisë së Bashkuar. Përqindja e atyre që e konsiderojnë inteligjencën artificiale një teknologji me “më shumë rreziqe sesa përfitime” u rrit me katër pikë përqindjeje, duke arritur në 52%. Në të kundërt, pjesa e të anketuarve që mbajnë qëndrimin optimist ra në 34%.

Një tjetër burim shqetësimi lidhet me perceptimin se shmangia e inteligjencës artificiale nuk është më një mundësi reale. Shumë pjesëmarrës shprehën shqetësim se po ndihen të detyruar t’i përdorin chatbotët.

Studiuesit deklaruan në raport se shumica e njerëzve besojnë se do ta kishin të vështirë ose të pamundur të shmangnin ekspozimin ndaj inteligjencës artificiale, edhe nëse do ta dëshironin këtë. Sipas tyre, kjo ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si individët mund të japin pëlqim kuptimplotë për përdorimin e AI-së në shoqërinë e sotme.

Presioni ndaj njerëzve po shtohet për të dëshmuar jo vetëm interes, por edhe aftësi në përdorimin e inteligjencës artificiale, me qëllim sigurimin ose ruajtjen e vendeve të punës. Megjithatë, ekipi që realizoi sondazhin sqaroi se personat që vendosin të mos e përdorin këtë teknologji nuk e bëjnë këtë për shkak se u mungojnë aftësitë e nevojshme për t’u mbështetur te chatbotët.

Në një periudhë kur inteligjenca artificiale po nxit rritje në tregjet e aksioneve, mundësia që interesi për të të jetë në rënie ka gjasa të konsiderohet e pabesueshme në sallat drejtuese të kompanive të mëdha teknologjike.

Jack Stilgoe nga University College London tha se kompanitë që tregtojnë teknologji të reja zakonisht nisen nga supozimi se sa më të familjarizuar të jenë njerëzit me to, aq më shumë do t’i pëlqejnë.

Ai theksoi se rezultatet e studimit dëshmojnë të kundërtën. Stilgoe paralajmëroi se shqetësimi i njerëzve për inteligjencën artificiale po rritet me kalimin e kohës dhe se edhe përdoruesit më të shpeshtë kanë pikëpamje të përziera për të.

Kate Devlin nga KCL deklaroi se njerëzve duhet t’u ofrohen mënyra reale dhe kuptimplota për të dhënë pëlqimin për përdorimin e inteligjencës artificiale. Sipas saj, kjo nënkupton mundësinë për të vendosur se kur zbatohet teknologjia, si ndërvepron me ta dhe si mund të zgjedhin të heqin dorë prej saj kur kjo ka rëndësi. DPA News


Shtuar 27.07.2026 19:52

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al