ChatGPT ndihmon në ribashkimin e motrës me vëllain pas më shumë se 60 vjetësh

Për më shumë se gjashtëdhjetë vjet, Avtar Singh nuk arriti të mësonte se çfarë kishte ndodhur me nënën e tij biologjike.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, në një pjesë tjetër të botës, Nicci Dhamu kishte kaluar vite duke kërkuar vëllain e madh, nga i cili nëna e saj ishte ndarë kur ai ishte ende fëmijë. ChatGPT bëri që rrugët e tyre të bashkoheshin në mënyrë të papritur.

I lindur në Indi, Avtar u rrit nën kujdesin e gjyshërve. Kur mbushi nëntë vjeç, ai u dërgua në Kanada për të jetuar me të atin dhe mendonte se gruaja që e priti atje ishte nëna e tij.

Shumë vite më pas, Avtar zbuloi se ajo grua ishte njerka e tij. Ai mësoi gjithashtu se nëna e tij biologjike quhej Savinder, por nuk mundi të gjente asnjë të dhënë për vendndodhjen e saj.

Përgjatë dekadave, ai kërkoi në internet, në arkiva dhe përmes mediave, por çdo përpjekje përfundoi pa sukses.

Gjatë pushimeve në Francë, në maj të këtij viti, Avtar vendosi të provonte edhe ChatGPT.

“Mendova se i kisha provuar të gjitha. Pse të mos i jepja një mundësi edhe inteligjencës artificiale?”, kujton ai, sipas The Guardian.

Me të dhënat e pakta që Avtar dispononte për nënën biologjike, ChatGPT i propozoi të lexonte një artikull për Savinder Kaur Nagi. Shkrimi ishte përgatitur nga Nicci Dhamu në nderim të nënës së saj, e cila kishte vdekur në vitin 2024.

Edhe pse nuk e dinte nëse bëhej fjalë për personin që kërkonte, Avtar vendosi të kontaktonte me email autoren e artikullit.

Pas vetëm disa orësh, mes tyre nisi një bisedë telefonike që do t’ua ndryshonte jetën të dyve.

“A pati fëmijë?”, e pyeti Avtar.

“Po. Ajo pati një djalë”, iu përgjigj Nicci.

Pak çaste më vonë, ajo e pyeti: “Titu, je ti?”, duke përmendur nofkën që njihej vetëm nga familjarët e tij.

“Po, unë jam”, u përgjigj Avtar. “Askush nuk ma kishte thënë atë nofkë që kur isha fëmijë.”

Vetëm disa ditë pas kësaj telefonate, Avtar udhëtoi për në Londër. Atje ai u takua për herë të parë me motrën, xhaxhain dhe pjesëtarët e tjerë të familjes nga krahu i nënës.

Së bashku, ata rindërtuan historinë e Savinderit. Pas dështimit të martesës së saj, ajo ishte detyruar të ndahej nga i biri, por nuk e kishte harruar asnjëherë.

Pavarësisht se ChatGPT mundësoi gjetjen e familjes së humbur, Avtar e vlerëson në mënyrë realiste rolin e inteligjencës artificiale në këtë histori.

“Tani për tani, AI është ende një motor kërkimi i avancuar. Gjeti përputhjen më të mirë mes të dhënave që i dhashë. Nuk ka inteligjencë aty”, tha ai.

Për Nicci-n, megjithatë, domethënia e asaj që ndodhi është shumë më e ndjerë.

“Kush do ta kishte menduar se ChatGPT do të çonte te një artikull, ai artikull te një email dhe ai email te gjithë kjo? Ka një prekje njerëzore edhe te inteligjenca artificiale. Shikoni çfarë ndodhi”, tha ajo.


Shtuar 27.07.2026 19:51

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al