Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Armela Hyseni, ka qenë ditën e djeshme pjesë e panelit të “Trotuar”, në “E Diell”. Ajo ka rrëfyer disa nga vështirësitë me të cilat është përballur pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Armela tregoi se pas daljes nga formati televiziv kishte shtuar 13 kilogramë, gjë që ndikoi në mënyrën se si ndihej me veten.
Të lidhura
None found
“Pas Big Brother unë shtova 13 kilogramë dhe nuk isha rehat. Isha mësuar të shikoja veten ndryshe në pasqyrë dhe asnjë rrobë nuk më bënte më”, u shpreh Hyseni.
Armela zbuloi se kjo periudhë e bëri të ndihej në siklet dhe për një kohë nuk dëshironte të shfaqej në ekran.
“Nuk doja të dilja më në televizor, jo sepse unë kisha marrë disa kilogramë më tepër, por nuk isha rehat. Për mua ka qenë periudhë shumë e sikletshme”, tregoi ajo./TCH
