Një lagunë e vendosur në jug të Argjentinës të dielën u kthye në mënyrë të habitshme ngjyrë rozë. Banorët e zonës janë shqetësuar pasi mësuan se kjo kishte ardhur si pasojë e derdhjes së kimikateve nga industria e peshkimit në rajon.
“Për ne është imazhi i neglizhencës nga ana e autoriteteve provincial. Ata që duhet të kontrollojnë janë ata që lejojnë helmimin e popullatave”, ka denoncuar një ambientalist, informon albeu.com.
Nga ana tjetër, përgjegjësi për kontrollin mjedisor në rajon kishte thënë se “Ngjyra rozë nuk shkakton dëm dhe për disa ditë do të zhduket”.
Ngjyra befasuese shpjegohet me praninë e sulfitit të natriumit, një konservues antibakterial që përdoret për ruajtjen e karkalecave para eksportit, i cili ndoti ujërat nëntokësore të lumit Chubut. Vendasit janë ankuar gjithashtu për erën e keqe dhe përhapjen e insekteve./albeu.com