Shpejtësi tej normave të lejuara, “tap” në timon dhe pa patenta, arrestohen 16 shoferë në 24 orët e fundit në vend (VIDEO)

Policia rrugore vazhdon aksionin saj në akse me rrezikshmëri të lartë duke arrestuar e vendosur gjoba disa shoferë.
Në 24 orët e fundit janë arrestuar 16 shoferë dhe janë vendosur 1824 gjoba.
Njoftimi:
Policia Rrugore, në zbatim të detyrave të caktuara në Planin Operacional “Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë”, vijon kontrollet parandaluese në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, me fokus shkeljet dhe mjetet që janë rrezik potencial për t’u përfshirë në këto ngjarje rrugore.
Nga kontrollet e dedikuara ? në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
?Janë pezulluar 53 leje drejtimi, nga të cilat 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 166 km/h në aksin Fier-Vlorë) dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 0.70 m/l).
?Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1824 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:
?351 për parakalime të gabuara, 344 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 290 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 287 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.
?Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 245 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
?Janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, 307 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.
Nisur nga ngarkesa e shtuar e trafikut gjatë sezonit, kryesisht në akset rrugore interurbane dhe urbane, me destinacion zonat bregdetare të vendit, Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional!


Shtuar 26.07.2021 16:35