Është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen me thikë të një shtetasi shqiptar në Romë të Italisë.
Sipas mediave italiane, i arrestuari është një 19-vjeçar po me kombësi shqiptare me dokumenta të rregullta dhe pa precedentë penal.
26-vjeçari i identifikuar si Atjon Lopci u sulmua para 3 ditësh në Piazza del Gazometro në Romë dhe vdiq disa orë më vonë në spital pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Sipas asaj që është rikonstruktuar nga policia, rezulton se midis dy shtetasve shqiptarë ka patur mosmarrëveshje për pazaret e drogës, e cila më pas rezultoi në një përplasje fizike mes bashkatdhetarëve, gjatë së cilës viktima u godit me një thikë në shpinë.
I riu, ndoshta duke u ndjerë nën presion është vetëdorëzuar ditën e djeshme pranë komisariatit të Genovës dhe ndodhet në paraburgim ku pritet të dalë para gjykatës.