Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ngre shqetësime për shembjen e vilave pranë liqenit të Ujmanit

Pas shqetësimeve të shprehura më herët nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë, edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar lidhur me rrënimin e ndërtesave pranë Liqenit të Ujmanit.

Të lidhura

None found

Përmes një komunikate, zyra diplomatike njofton se po i ndjek me vëmendje ngjarjet dhe ka nënvizuar domosdoshmërinë e respektimit të plotë të sundimit të ligjit, si dhe procedurave të ndershme e transparente.

Në reagim theksohet se sundimi i ligjit kërkon procese korrekte dhe të hapura, të cilat u japin hapësirë personave të prekur të mbrojnë interesat e tyre.

Një pikë e veçantë shqetësimi për ambasadën janë njoftimet se veprimet për zbatimin e vendimeve kanë vijuar, edhe pse procedurat ligjore nuk kanë marrë ende formë të prerë.

Ambasada rikujton se ligji duhet të zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe të paanshme në gjithë territorin e Kosovës.

Ajo u bën thirrje autoriteteve kosovare që të angazhohen me banorët e zonave të prekura, të trajtojnë shqetësimet me transparencë dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që mund të cenonte besimin e publikut apo mirëbesimin ndërmjet komuniteteve.


Shtuar 22.07.2026 16:27

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet giriş