Ekzekutimi i Mond Çekiçit, çfarë ndodhi me kallashnikovin që u gjet në makinë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e anëtarit të “bandës së Durrësit”, Edmond Koçi i njohur si “Mond Çekiçi”.

Përveç numrit serial të armës, nuk është gjetur asnjë gjurmë e vlefshme që mund të ndihmojnë hetuesit për identifikimin e autorëve. Kjo për shkak se arma tip kallashnikov, që u gjet në makinën e djegur në Sukth pak minuta pas atentatit, ishte shkrumbuar totalisht.

Një tjetër provë në duart e hetuesve është edhe makina e përdorur në atentat, por deri më tani nuk i ka ndihmuar ata për zbardhjen e ngjarjes. Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Edmond Koçi, që njihej edhe me emrin Mond Çekiçi ndodhi mëngjesin e së shtunës në lagjen 16 në Durrës. Ai u qëllua për vdekje nga dy persona që I bënë pritë në momentin që Çekiçi po udhëtonte bashkë me shoferin e tij.

Sipas hetimeve, ka dyshime se atentati mafioz ka ardhur për shkak të konflikteve të vjetra që ka pasur viktima me një tjetër grup rival në qytetin e Durrësit. /albeu.com/


Shtuar 23.03.2021 16:25