Berlini paralajmëron qëndrim të ashpër për Radoiçiqin: Do të arrestohet nëse shkel në Gjermani

Përfaqësuesi diplomatik gjerman në Prishtinë, Rainer Rudolph, ka ritheksuar se Berlini kërkon llogaridhënie nga përgjegjësit e sulmit të armatosur të shtatorit 2023 në Banjskë.

Të lidhura

None found

Gjatë një deklarate për Milan Radoiçiqin, organizatorin e kësaj ngjarjeje, Rudolph theksoi se Gjermania e ka dënuar rastin me gjuhën më të fortë dhe nuk heq dorë nga kërkesa që fajtorët të nxirren para organeve të drejtësisë.

“Ne e kemi dënuar sulmin me termat më të rëndë dhe qëndrojmë pas kësaj. Kemi insistuar që autorët të përballen me pasojat. Jam në dijeni se Kosova ka aktivizuar një fletarrestim ndërkombëtar. Kjo duhet të zbatohet”, u shpreh ambasadori.

Në pyetjen nëse Radoiçiq do të ekstradohej drejt Kosovës në rast se do të hynte në tokën gjermane, Rudolph konfirmoi se ai do të vihej në pranga. “Natyrisht që do të ndalohej”, u përgjigj ai gjatë një interviste televizive.

Pavarësisht se ka marrë mbi vete përgjegjësinë për operacionin në Banjskë, ku humbi jetën rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy kolegë të tij, Radoiçiq vijon të lëvizë lirshëm në Serbi, duke pasur adresë zyrtare në Beograd. Autoritetet serbe ende nuk kanë iniciuar asnjë procedim penal ndaj tij.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL) ka shpërndarë një urdhër-arrest ndërkombëtar për të, me nismën e Kosovës dhe nëpërmjet Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për ngjarjen e Banjskës, duke përfshirë mes 45 personave edhe Milan Radoiçiqin, i cili cilësohet si “kreu i formacionit terrorist”.

Në këtë kuadër, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur këtë vit dënimet për tre individë: dy prej tyre janë dënuar me burgim të përhershëm, ndërsa një tjetër me 30 vite heqje lirie.

Të pandehurit e mbetur ndodhen në arrati, dhe institucionet kosovare kanë lëshuar urdhra për kapjen e tyre nëpërmjet INTERPOL-it. Prishtina i është drejtuar disa herë Beogradit me kërkesën për ekstradimin e Radoiçiqit, në mënyrë që ai të dalë para gjykatës. Në momentin e sulmit, Radoiçiq mbante postin e nënkryetarit të Listës Serbe, formacionit kryesor politik të serbëve të Kosovës, i cili gëzon mbështetjen e Beogradit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vijojnë t’i bëjnë presion Serbisë që të ndjekë penalisht të gjithë personat e implikuar në sulmin e Banjskës.


Shtuar 20.07.2026 12:50

matbetmatbetJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişcasibom