Rey Manaj ndoshta ishte në momentin më të mirë të karrierës së tij teksa bëri një debutim ëndrrash me Barcelonën A ku shënoi një het-trick.
Performancë ajo që bëri Koeman ta fuste titullar në ndeshjen e sotme ndaj Gironas, ku sërish lushnjari tundi rrjetën në minutën e 24′, por u detyrua të linte fushën në fundin e pjesës së parë për shkak të një dëmtimi.
Ende nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi i sulmuesit i kombëtares shqiptare, por të gjithë shpresojmë që ai mos ketë gjë serioze dhe të luaj shancet e tij për të qenë pjesë e ekipit të parë gjatë githë sezonit, pasi nisja ishte më shume se fantastike. /albeu.com/