Pohimi i ish-deputetit të PDK-së, Nait Hasani, se “ka me u kallë Kosova” nëse Gjykata Speciale dënon ish-udhëheqësit e UÇK-së, ka shkaktuar reagime në opinionin publik.
Të lidhura
None found
Gazetari Nefail Maliqi e ka kundërshtuar me tone të ashpra këtë ide, duke ngritur pyetjen se përse Kosova duhet të pësojë për shkak të proceseve politike apo gjyqësore dhe vendimeve që lidhen me to, përcjell “Bota sot”.
Në reagimin e tij, Maliqi pyet pse duhet të digjet Kosova, kur Serbia e kishte djegur atë në vitin 1999. Ai rikujton se UÇK-ja e kishte shuar flakën serbe dhe se kishte çliruar vendin.
Ai shprehet kundër një veprimi të tillë edhe në rast se, siç e quan ai “flakëhedhës”, Naiti kërkon të digjet Edi Rama, për të cilin thotë se i kishte dërguar në Hagë krerët e UÇK-së.
Maliqi deklaron se nuk pajtohet as me idenë e djegies së 82 deputetëve që ngritën dorën për krijimin e Gjykatës Speciale.
Ai pyet gjithashtu përse nuk kërkohet të digjen Serbia, UDB-ja apo vetë Gjykata Speciale.
Sipas Maliqit, Kosova nuk duhet të digjet, pasi Serbia e kishte djegur në vitin 1999 dhe edhe më herët, për dhjetëra vjet.
