Oficerja e policisë në Nashville largohet nga detyra pas skandalit me kolegun në zyrën e shkollës

Departamenti i Policisë në Nashville, SHBA, është përfshirë në një skandal pas dorëheqjes së një oficereje, e cila u zbulua se kishte pasur marrëdhënie intime me një koleg në zyrën e saj në një shkollë të mesme. Në momentet kur ndodhën episodet, në godinë gjendeshin nxënës dhe mësues.

Të lidhura

None found

Raporti i Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale thotë se Lisa Vidrios, 37 vjeçe, pranoi se gjatë majit 2025 kishte kryer marrëdhënie me një koleg që nuk ishte bashkëshorti i saj, të paktën katër herë. Takimet kishin ndodhur në ambientet e Shkollës së Mesme Madison.

Hetuesit e zbuluan rastin pasi patën akses në telefonin e saj celular, ku gjetën video të takimeve intime. Sipas dokumentacionit, episodet kishin ndodhur në kohën kur nxënësit ishin në shkollë, ndërsa nga korridori pranë zyrës dëgjoheshin zërat e pjesëtarëve të stafit.

Verifikimet treguan se takimet nuk kishin ndodhur vetëm në shkollë. Oficerja kishte filmuar raste të ngjashme edhe në një automjet patrullimi, në të paktën dy raste kur të dy efektivët ndodheshin në shërbim. Njëri nga episodet, sipas dokumenteve, kishte ndodhur në parkingun e një spitali të braktisur.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta edhe për shkak se Vidrios konsiderohej një prej figurave më të njohura të policisë lokale. Ish-marinsja, me nëntë vite në shërbim, kishte marrë pjesë në fushatat promovuese të departamentit. Ajo dhe bashkëshorti i saj, gjithashtu oficer policie, u bënë çifti i parë i martuar që përfundoi njëkohësisht Akademinë e Policisë në Nashville në vitin 2022.

Në fund të majit 2025, me nisjen e hetimit, të dy oficerët u pezulluan dhe iu konfiskuan armët e shërbimit. Vidrios pranoi shkeljet disiplinore që lidhen me sjelljen e papërshtatshme dhe aktivitetin intim gjatë orarit të punës. Ajo mori një masë disiplinore me kusht prej 30 ditësh, përpara se të jepte dorëheqjen.

Kolegu i saj, i cili kishte 18 vite eksperiencë si oficer, doli në pension në shkurt 2026 për shkak të një dëmtimi të pësuar në detyrë. Ai u pensionua përpara se hetuesit të kishin mundësi ta merrnin në pyetje për këtë rast.


Shtuar 17.07.2026 08:01

MatbetEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet