Media e njohur amerikane: Gjashtë javë protesta në Shqipëri po e afrojnë rrëzimin e Ramës, lëvizja mbështetet edhe nga Dua Lipa

Prestigjiozja amerikane “WIRED”, ka publikuar një shkrim për protestat që prej 48 ditësh po zhvillohen në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas medias amerikane, tubimet në Shqipëri tashmë kanë mbërritur në javën e gjashtë dhe kanë siguruar edhe përkrahjen e yllit të muzikës pop Dua Lipa, prindërit e së cilës janë shqiptarë nga Kosova.

Të lidhura

None found

Në qershor, WIRED tregoi se si ajo që nisi si një ‘revolucion i flamingove’, për të mbrojtur faunën bregdetare nga ndërtimi i një resorti me vlerë 1,4 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit, u kthye në një valë protestash masive kundër qeverisë shqiptare.

Më 23 maj u publikua lajmi për një projekt të propozuar në zonën e Zvërnecit, afërsisht 14 kilometra larg ishullit të Sazanit, i lidhur me Affinity Partners, kompaninë e Kushnerit. Njoftimi ngjalli kundërshtime të forta për shkak të ekosistemit Vjosa-Nartë, i konsideruar si një nga sistemet e fundit natyrore bregdetare të egra në Evropë. Përplasjet mes banorëve të zonës dhe punonjësve të sigurisë në hapësirën e projektit e vendosën në qendër të vëmendjes kombëtare një nismë që, sipas kritikëve, më herët ishte trajtuar me transparencë të kufizuar.

Më pas, protestat u zhvendosën me shpejtësi edhe në kryeqytet, ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit dhe anulimi i legjislacionit që, sipas shumë qytetarëve, lejon realizimin e investimeve pa kontrollet e nevojshme. Flamingot, shpendët që popullojnë zonën ku parashikohet ndërtimi, u kthyen në emblemën e kundërshtimit ndaj asaj që protestuesit e cilësojnë si privatizim të tokës bregdetare dhe të pasurive natyrore publike”, shkruan “WIRED”.


Shtuar 17.07.2026 07:59

MatbetEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet