Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, të cilën e ka konsideruar të turpshme dhe të dëmshme për besimin në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Të lidhura
None found
Në një postim në platformën X, Terras ka rikujtuar fjalët e ministres serbe: “Po të isha në vend të Millosheviqit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.”
“Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terra.

Deklarata e Snezhana Paunoviqit i është përcjellë zyrtarisht edhe Bashkimit Evropian nga kryenegociatori i Kosovës, Agron Bajrami.
Sipas tij, kjo deklaratë përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023, ndërsa cenon rëndë dialogun, besimin dhe procesin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.
