Ballkani avancon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës pas triumfit dramatik

Ballkani i Suharekës ka prerë biletën për në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi mposhti Connah’s Quay Nomads nga Uellsi me rezultat 3-2.

Të lidhura

None found

Kampionët e Kosovës e nisën mirë përballjen në shtëpi dhe në minutën e 20-të kaluan në epërsi. Kapiteni Edvin Kuç realizoi golin që vendosi rezultatin 1-0, me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Vendasit e nisën furishëm pjesën e dytë, duke krijuar përshtypjen se e kishin mbyllur ndeshjen brenda pak minutash. Giovanni Ribeiro dyfishoi avantazhin në minutën e 49-të, ndërsa më pas braziliani 24-vjeçar asistoi për Valentin Serebes, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 57-të.

Megjithatë, skuadra uellsiane nuk hoqi dorë dhe e komplikoi ndjeshëm fundin e takimit. Max Woodcock realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 69-të, duke e ngushtuar rezultatin në 3-1.

Emocionet u shtuan edhe më shumë në minutën e 76-të, kur Hussein Mehasseb shënoi golin e dytë për mysafirët dhe çoi shifrat në 3-2.

Edhe pse e rrezikoi një epërsi prej 3-0 duke pranuar dy gola në pak minuta, Ballkani arriti ta ruajë avantazhin deri në vërshëllimën e fundit dhe të sigurojë avancimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në raundin pasues, ekipi nga Suhareka do të luajë ndaj fituesit të përballjes mes Bohemian të Irlandës dhe St Joseph’s të Gjibraltarit.//


MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet