Dy të ndaluar në Kumanovë, dyshohen se morën kredi të shpejta në emër të 19 personave

Policia e Kumanovës ka ndaluar sot, më 15.07.2026, A.S.D. (22) dhe M.V. (34), të dy banues në Kumanovë. Departamenti për Punë të Brendshme në Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj tyre, duke e dyshuar A.S.D. për veprat “mashtrim” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”, ndërsa M.V. për veprën penale “ndihmë”.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të MPB-së, A.S.D. dyshohet se në periudhën nga janari deri në korrik 2026 ka vepruar me paramendim dhe me qëllim që, së bashku me M.V., të sigurojë përfitim pasuror të kundërligjshëm.

Në gjithsej 19 raste, ajo dyshohet se ka paraqitur të dhëna të rreme dhe ka fshehur fakte, duke mashtruar 19 persona. Pa miratimin dhe autorizimin e tyre, A.S.D. dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të tyre për të aplikuar për kredi të shpejta konsumatore në emrin e tyre.

Pas aprovimit të kredive dhe transferimit të mjeteve, paratë dyshohet se janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga A.S.D. dhe M.V.

M.V., sipas policisë, ka vepruar në bazë të një marrëveshjeje të mëparshme dhe e ka ndihmuar A.S.D. përmes veprimeve që kanë mundësuar realizimin e mashtrimit. Nga kjo skemë, të dyja dyshohet se kanë përfituar 10.820.000 denarë në mënyrë të kundërligjshme, thuhet në njoftimin e MPB-së.


Shtuar 15.07.2026 17:01

MatbetJojobetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş