Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, ka deklaruar se është thirrur nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar në lidhje me rastin e shpronësimeve në Shipitullë.
Të lidhura
None found
Ai e cilësoi këtë çështje si një “temë të sajuar prej kohësh nga kundërshtarët e tij politikë”, duke nënvizuar se nuk i nënshtrohet presioneve dhe i kërkoi organit të akuzës që ta hetojë rastin deri në përfundim.
“Kjo është një çështje e montuar që moti nga rivalët e mi politikë, të cilët më kanë implikuar në shpronësimet në Shipitullë. Jam tejet i kënaqur që Prokuroria ka nisur ta trajtojë këtë rast dhe i bëj thirrje që ta çojë deri në fund”, u shpreh Thaçi para gazetarëve pas përfundimit të seancës së tij dëshmuese.
Kreu i komunës shtoi gjithashtu se synon të rikthejë në vëmendje problemin e banorëve të Shipitullës dhe Hadës, për të cilët tha se janë lënë pas dore.
