Dy zyrtarë të lartë të LDK-së, Florian Dushi dhe Armend Zemaj, kanë finalizuar sot procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të partisë. Synimi i kësaj nisme është vënia në votë e mandatit të kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.
Të lidhura
None found
Gjatë dorëzimit, dyshja nuk bëri të ditur shifrën konkrete të mbështetjes së siguruar, por theksuan se numri i firmave përmbush kriteret e përcaktuara në statutin e subjektit politik. Ata shtuan se tani presin me interes respektimin e plotë të procedurave të brendshme nga ana e organeve drejtuese.
Prej javësh qarkullonin zëra për një lëvizje të tillë, e cila tashmë po konkretizohet me hapa formalë. Nëse Kuvendi thirret, Lumir Abdixhiku do të duhet të sigurojë edhe njëherë besimin e delegatëve për të vijuar në krye të partisë. Kujtojmë se ai i rezistoi me sukses një mocioni të ngjashëm disa muaj më parë, një proces i iniciuar prej tij për të testuar mbështetjen, menjëherë pas përfundimit të garës elektorale të 28 dhjetorit.
