Një këmbësore rreth 80 vjeçe humbi jetën mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Vranisht–Vlorë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00, në qendër të fshatit Vranisht, ku automjeti që drejtohej nga A. Ll., rreth 59 vjeç dhe banues në këtë fshat, përplasi këmbësoren Th. Sh.
Të lidhura
None found
E moshuara ndërroi jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e goditjes.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë për vijimin e procedurave të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit.
