Barcelona mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në prag të sezonit të ri, pasi Frenkie De Jong dyshohet se ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju pas kthimit nga Kupa e Botës.
Të lidhura
None found
Mesfushori holandez iu nënshtrua të hënën kontrolleve të para mjekësore, të cilat kanë evidentuar një problem shqetësues. Kjo situatë mund ta mbajë atë larg fushave për një periudhë të gjatë dhe pritet të ndikojë ndjeshëm në planet e klubit katalanas.
Sipas raportimit të MARCA, De Jong shkoi në qendrën stërvitore të Barcelonës të hënën për vizitat e zakonshme mjekësore, pas përfundimit të angazhimit të tij në Kupën e Botës.
Ai luajti në çdo ndeshje të Holandës gjatë turneut, deri te eliminimi nga Maroku në fazën e 1/16 së finales. Sfida u mbyll 1-1 dhe u vendos përmes penalltive, ndërsa De Jong qëndroi në fushë për 110 minuta.
Ndonëse disa lojtarë të tjerë morën ditë shtesë pushimi, holandezi u paraqit menjëherë në klub, së bashku me Ronald Araujon. Pikërisht gjatë ekzaminimeve fillestare u konstatua dëmtimi serioz në gju, duke shkaktuar shqetësim te Barcelona.
Klubi nuk ka dalë ende me një komunikatë zyrtare për gjendjen e futbollistit, ndërsa po priten rezultatet përfundimtare të analizave. Megjithatë, situata vlerësohet si mjaft delikate.
Parashikimet e para sugjerojnë se De Jong mund të mungojë për disa muaj. Raportimet bëjnë të ditur se mungesa e tij mund të shkojë deri në katër muaj, gjë që do ta shtynte rikthimin e tij në nëntor.
Një skenar i tillë do të përbënte goditje të rëndë për Barcelonën, duke pasur parasysh rëndësinë dhe eksperiencën e mesfushorit që nga transferimi i tij në “Camp Nou” në korrik të vitit 2019.
