Tragjedi në Bruksel, zjarr në një ndërtesë në renovim – dyshime për 20 viktima dhe disa të plagosur

Një tragjedi e rëndë ka goditur sot Brukselin, ku pas shpërthimit të një zjarri në një pallat në fazë renovimi, disa persona janë gjetur pa jetë brenda njërit prej ashensorëve.

Prokuroria e Punës në Bruksel ka konfirmuar ngjarjen, megjithëse shifra zyrtare e humbjeve të jetës nuk është bërë ende e ditur. Megjithatë, burime jozyrtare flasin për rreth 20 viktima. Sipas njoftimeve, gjashtë persona vijojnë të jenë të pagjetur dhe hetuesit po vlerësojnë mundësinë që ata të kenë mbetur të bllokuar në një ashensor të dytë, në të cilin skuadrat e shpëtimit nuk kanë arritur ende të hyjnë.

Të lidhura

None found

https://x.com/ScopeReport_/status/2077002882033889699

“Pas një përpjekjeje të madhe, zjarrfikësit hapën një të çarë të vogël në njërin prej ashensorëve dhe aty u zbuluan disa viktima. Ende nuk kemi një numër të saktë të personave që ndodhen brenda. Ka mundësi që aty të jenë gjashtë personat e zhdukur, por nuk përjashtohet që në ashensorin tjetër ose në zona të tjera të kantierit të ketë edhe persona të tjerë,” deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë së Punës në Bruksel.

Të dhënat paraprake tregojnë se zjarri ra pak para orës 08:00 të mëngjesit me orën lokale, në katin e dytë të godinës që po restaurohej. Edhe pse flakët e para u vunë nën kontroll shpejt, ato arritën të përhapeshin nëpër boshtin e ashensorit, duke shkaktuar një vatër të dytë zjarri, e cila më pas u shua nga forcat ndërhyrëse.

Si pasojë e incidentit, tre persona pësuan lëndime. Dy punëtorë që pësuan djegie u dërguan me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Neder-over-Heembeek, teksa një zjarrfikës u trajtua në vendngjarje për shkak të rraskapitjes nga temperaturat e larta.

Të gjithë punonjësit e tjerë u nxorën nga ndërtesa dhe u vendosën në një zonë sigurie, ku ekipet e Kryqit të Kuq u ofruan atyre asistencë psikologjike. Krahas kësaj, autoritetet vunë në lëvizje planin e emergjencës si dhe protokollet për përballimin e krizave mjekësore dhe psikosociale.

Shkaqet që çuan në rënien e zjarrit mbeten të paqarta dhe aktualisht janë nën hetim. Projekti i ndërtesës OXY, ku ndodhi ngjarja e rëndë, parashikonte që ajo të shndërrohej në një kompleks modern me apartamente, restorante dhe një bar në tarracë.


Shtuar 14.07.2026 18:51

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş