Zbardhet biseda e fundit e Ann Widdecombe në televizion, pak çaste para se të humbiste jetën: Detajet e reja nga hetimi për vrasjen e ish-deputetes

Një intervistë televizive e regjistruar por e patransmetuar më parë, e realizuar me miratimin e familjarëve, hedh dritë mbi momentet e fundit të Ann Widdecombe. Ish-deputetja konservatore foli për “Times Radio” vetëm 20 minuta përpara se, sipas policisë, të ndërronte jetë në banesën e saj në zonën e Dartmoor.

Të lidhura

None found

Gjatë kësaj bisede, Widdecombe i doli në krah vendimit të Nigel Farage për të thirrur një zgjedhje të pjesshme, në një kohë kur lideri i Reform UK po përballonte kritika të ashpra për mosraportimin e një donacioni prej 5 milionë paundësh nga një manjat i kriptomonedhave.

Ajo denoncoi hetimet mbi financat e Farage, duke i quajtur ato pjesë të një strategjie të vazhdueshme për të minuar figurat publike. “Prej kohësh është në lojë një taktikë e asgjësimit personal, e cila nuk synon vetëm Nigel-in, por shumë politikanë që gjenden në shënjestër,” u shpreh ajo gjatë intervistës.

Hetimet për vdekjen e saj kanë marrë një drejtim të ri pasi njësia kundër terrorizmit ka marrë në dorë çështjen, duke u mbështetur në prova dhe të dhëna të reja. Një i ri 28-vjeçar, i cili fillimisht ishte ndaluar si i dyshuar për vrasje, tani përballet me akuza shtesë që lidhen me kryerjen, përgatitjen ose nxitjen e akteve terroriste.

Nga rindërtimi i kronologjisë së ngjarjeve, rezulton se Widdecombe e nisi intervistën nëpërmjet një platforme online rreth orës 11:54 të së mërkurës dhe e mbylli pak minuta pas orës 12:10. Autoritetet vlerësojnë se ajo u vra në shtëpinë e saj afërsisht në orën 12:30.

Menjëherë pas transmetimit, ajo pati një shkëmbim të shkurtër mesazhesh me një producent televiziv, por pas orës 12:19 të gjitha përpjekjet për ta kontaktuar ishin të kota.

Në këtë dalje të saj të fundit publike, ish-ministrja ngriti edhe kritika ndaj mekanizmave parlamentarë të mbikëqyrjes. Sipas saj, regjistri zyrtar i interesave të deputetëve e kishte humbur peshën dhe seriozitetin që e karakterizonte dikur.

Ann Widdecombe mbetet një figurë me peshë në politikën britanike. Pasi u shkëput nga radhët e Partisë Konservatore, ajo iu bashkua lëvizjes Reform UK, ku mbante postin e zëdhënëses për çështjet e emigracionit dhe drejtësisë.


Shtuar 14.07.2026 14:39

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş