Hyjnë në fuqi rregullat e reja për trotinetët: Nga 18 vjeç, pa pasagjerë dhe me helmetë

Sot kanë hyrë zyrtarisht në fuqi amendamentet e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, duke sjellë kufizime më të ashpra për qarkullimin e trotinetëve elektrikë.

Të lidhura

None found

Me dispozitat e reja, mosha minimale për të drejtuar këto mjete ngrihet nga 14 në 18 vjeç. Gjithashtu, shpejtësia maksimale e lejuar në korsitë dhe shtigjet e biçikletave do të jetë 20 kilometra në orë, ndërsa në trotuare, zonat e këmbësorëve dhe hapësirat e përziera mbetet në fuqi limiti prej 6 kilometrash në orë.

Përdoruesit e trotinetëve elektrikë tashmë janë të detyruar të zbresin dhe ta shtyjnë mjetin me dorë gjatë kalimit të rrugëve apo vendkalimeve për këmbësorë, aty ku mungon një shteg apo korsi e dedikuar për biçikleta. Po ashtu, ligji ndalon shprehimisht transportimin e një personi të dytë; në rast shkeljeje, si drejtuesi ashtu edhe pasagjeri do të përballen me dënime.

Mbajtja e helmetës mbrojtëse bëhet tani e detyrueshme për çdo drejtues, pa përjashtim. Po kështu, vijon të jetë i domosdoshëm edhe përdorimi i jelekut reflektues gjatë natës ose në kushte kur dukshmëria është e ulët.

Ligji i ri parashikon edhe sanksione më të rënda. Krahas gjobave monetare, për disa shkelje do të aplikohet edhe sekuestrimi i përkohshëm i trotinetit elektrik për një afat 30-ditor. Nëse shkelësi është një i mitur, përgjegjësia ligjore do të bjerë mbi prindërit ose kujdestarët e tij.


MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş