Dy majorë të FSK-së diplomojnë në Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Mbretërinë e Bashkuar

Major Afrim Xhelili dhe major Besnik Thaqi, oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë përmbyllur me sukses të lartë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit (ACSC) në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, në Shrivenham.

Të lidhura

None found

Në kuadër të këtij programi, ata kanë fituar edhe titullin Master në Studimet e Mbrojtjes nga King’s College në Londër.

Sipas njoftimit të FSK-së, Kursi i Avancuar i Komandës dhe Shtabit synon arsimimin dhe zhvillimin e udhëheqësve të nivelit të mesëm dhe të lartë për përgjegjësi komanduese e shtabore në nivel operacional dhe strategjik.

Programi i aftëson oficerët për planifikimin dhe udhëheqjen e operacioneve të ndërlikuara ushtarake, bashkëpunimin me institucionet qeveritare dhe partnerët ndërkombëtarë, si edhe për përdorimin efektiv të instrumenteve të fuqisë kombëtare në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në botë.

Në këtë program kanë marrë pjesë më shumë se 240 pjesëmarrës nga Britania e Madhe dhe 47 shtete të tjera nga e gjithë bota.

“Pjesëmarrja dhe diplomimi i oficerëve tanë në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për të ndërtuar një ushtri moderne dhe të përgatitur sipas standardeve më të larta ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.


MatbetGalabetEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş