Andin Hoti, ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, zhvilloi sot një takim me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. Fokusi i bisedës ishin temat që lidhen me sferën e veprimtarisë së ministrisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Të lidhura
None found
Sipas një komunikate, gjatë takimit palët ndanë mendime mbi problematikat që Avokati i Popullit ka adresuar dhe vijon të trajtojë, të cilat hyjnë në juridiksionin e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Duke vlerësuar kontributin e institucionit në forcimin e sundimit të ligjit, përgjegjshmërisë institucionale dhe mbrojtjes së të drejtave e lirive themelore, ministri Hoti shprehu angazhimin për të bashkëpunuar me Institucionin e Avokatit të Popullit, bën të ditur njoftimi.
