Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me një delegacion prej 11 përfaqësuesish nga nëntë shtete, pjesë e Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Kurti njoftoi në Facebook se biseda u përqendrua te bashkëpunimi dhe hapat e mëtejshëm në fushën e sigurisë, avancimit demokratik dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit u trajtua gjithashtu zhvillimi i mëtejshëm ekonomik, progresi demokratik dhe gjendja e sigurisë në Kosovë e në rajon.
Sipas kryeministrit, anëtarësimi në NATO vazhdon të jetë një prioritet strategjik për Kosovën, pasi lidhet drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.
“Për Republikën e Kosovës, anëtarësimi në NATO përbën një prioritet strategjik, i cili kontribuon në paqen e qëndrueshme dhe sigurinë afatgjatë të Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë Evropës”, ka deklaruar Kurti.






