Koronavirusi: Merret vendimi për ndeshjet e Serie A

Pas përhapjes së madhe të Coronavirus Italia po mundohet të ndalojë përhapjen e virusit.

Vetëm këtë fundjavë të kaluar katër ndeshjet në Serie A u shtynë për të shmangur grumbullimin e turmave të mëdha në stadiume.

Presidenti i Federatës Italiane, Gravina konfirmoi gjithashtu se qëllimi është që ndeshjet e ardhshme të luhet pa tifozë.

Me fjalë të tjera, derbi i madh mes Juve dhe Interit do të luhet pa tifozë. Zgjidhja për të luajtur me dyer të mbyllura përfundoi si më e arsyeshmja. Vendimi zyrtar pritet të merret në orët e ardhshme.


Shtuar 24.02.2020 15:48