Gjatë seancës për miratimin e kabinetit të ri qeveritar pas ristrukturimit, kryeministri Hristijan Mickoski nderoi me fjalë falënderimi ish-ministrat Igor Filkov, Cvetan Tripunovski dhe Fatmir Limani, i cili drejtoi dikasterin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, raporton TV21. Mickoski theksoi se partneriteti me Limanin mbetet i fortë edhe në të ardhmen.
Të lidhura
None found
“Dua të shpreh mirënjohjen time edhe për Fatmir Limanin, i cili e kreu detyrën e tij në krye të Ministrisë së Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë me ndershmëri, përgjegjësi dhe përkushtim. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në aktivitetin e Qeverisë. Me Fatmirin kemi një marrëdhënie të gjatë. Kemi punuar së bashku, vazhdojmë të punojmë dhe do të jemi bashkëpunëtorë edhe në vijim”, deklaroi Mickoski.
