Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Armando Broja, e kishte humbur prej kohësh kontaktin me fushën e blertë, duke mos luajtur me Burnleyn që nga përballja e 1 majit kundër Leeds.
Të lidhura
None found



Një kthesë krejtësisht e papritur erdhi në miqësoren e zhvilluar së fundmi në Shtetet e Bashkuara kundër ekipit Columbus Crew. Trajneri e mbajti 24-vjeçarin në lojë për të gjithë 90 minutat, një gjest që ka habitur shumë dhe që rikthen optimizmin për të ardhmen e tij.

Në sezonin e ardhshëm 2026-2027, “pyka” e kombëtares do të vijojë aventurën me klubin që militon në Championship, kategoria e dytë e futbollit anglez. Ai ka një lidhje kontraktuale të vlefshme deri në përfundim të verës së vitit 2030.



