Protesta e punonjësve të RTK-së ndërpritet pasi Qeveria akordon 2.2 milionë euro

Sindikata e Radio Televizionit të Kosovës bëri të ditur se ka ndërprerë protestën e planifikuar për të hënën në orën 11:30, pasi ekzekutivi në detyrë miratoi një fond prej 2 milionë e 240 mijë eurosh për transmetuesin publik.

Të lidhura

None found

Ky vendim, i marrë të premten përmes një mbledhjeje elektronike, hap rrugën për daljen nga gjendja e rënduar financiare që la punonjësit e RTK-së pa paga për plot 13 ditë.

Sindikata nënvizoi se, edhe pse të privuar nga të ardhurat, punonjësit nuk e ndërprenë asnjëherë punën dhe vazhduan të ofrojnë shërbimin publik për qytetarët pa asnjë ndalesë.

Megjithatë, ata paralajmëruan se ndërprerja e protestës nuk e mbyll çështjen. Në rast se pagesat nuk kryhen, protesta e paralajmëruar do të riorganizohet në një moment të mëvonshëm.

Federata Sindikale e RTK-së u bën thirrje institucioneve kompetente të ngrenë mekanizma që sigurojnë një financim të qëndrueshëm për RTK-në dhe pagesa të rregullta të pagave, duke theksuar se stafi nuk duhet të bjerë pre e bllokadave politike, neglizhencës institucionale apo gabimeve drejtuese.

Në fund të reagimit, sindikata falënderoi punonjësit për unitetin dhe solidaritetin e shfaqur gjatë kësaj krize, duke vlerësuar se pikërisht ky bashkim ndihmoi në tejkalimin e situatës.


Shtuar 13.07.2026 10:08

matbetfixbetjojobetEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş