Argjentina mbyll 45 minutat e para në epërsi ndaj Zvicrës, Messi shërben për golin e Mac Allister

Pas 45 minutave të para, Argjentina kryeson 1-0 ndaj Zvicrës në një përballje të fortë dhe me shumë kontakt fizik, ku ekipi i Lionel Scalonit arriti të konkretizojë një nga mundësitë e pakta të pastra për shënim.

Të lidhura

None found

Epërsia erdhi herët, në minutën e 10-të. Lionel Messi ekzekutoi një goditje nga këndi, ndërsa topi i harkuar prej tij në zonë u shndërrua në gol nga Alexis Mac Allister, që goditi saktë me kokë dhe e dërgoi në rrjetë për 1-0.

Pas këtij momenti, kampioni i botës u përpoq ta administrojë rezultatin, duke mbajtur kontrollin përmes qarkullimit të topit dhe duke treguar siguri në repartin defensiv.

Megjithatë, Zvicra nuk hoqi dorë dhe nisi të bëhej më kërcënuese. Granit Xhaka ishte një nga më aktivët në mesfushë, duke organizuar lojën e zviceranëve, ndërsa Fabian Rieder dhe Djibril Sow u përpoqën të krijonin hapësira në sulm.

Rasti i parë më i mirë për Zvicrën u regjistrua në minutën e 20-të, kur Sow provoi me një goditje nga largësia, por Emiliano Martinez ishte i vendosur mirë dhe e neutralizoi pa shumë vështirësi.

Skuadra zvicerane iu afrua edhe më shumë barazimit në minutën e 31-të, kur Breel Embolo u gjend në një situatë të favorshme, por u rrëzua përpara portës.

Pjesa e parë pati shumë duele të forta dhe ndërhyrje të ashpra, çka bëri që gjyqtari portugez Joao Pinheiro ta ndalte shpesh ndeshjen për shkak të faulleve nga të dy ekipet.

Në përfundim të pjesës së parë, Argjentina ruan avantazhin falë golit të Mac Allisterit, ndërsa Zvicra mbetet në kërkim të një zgjidhjeje për të depërtuar mbrojtjen argjentinase në 45 minutat e dytë. /Telegrafi/


matbetultrabetjojobetultrabetmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş