Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me fushatën e zhvilluar në rrjetet sociale, ku po synohet të krijohet një perceptim negativ për bizneset në “Google”.
Përveç bizneseve, një valë komentesh e vlerësimesh negative është shtrirë edhe ndaj Kalasë së Rozafës në Shkodër, dhe pikërisht kjo ka tërhequr vëmendjen e kreut të qeverisë.
Të lidhura
None found
“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?!
Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”, shkruan Rama.
