Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një punonjës të Policisë së Dibrës, pasi ndaj tij rëndojnë dyshime se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit të një personi që ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ishte në proces ekstradimi drejt Gjermanisë.
M.G., 32 vjeç, specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, dyshohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, ndalimi i tij është bërë në prani të prokurorit të gatshëm.
Hetimet kanë nxjerrë se efektivi dyshohet të mos ketë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi nga banesa ku ai ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
