Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka apeluar për më shumë vëmendje ndaj mesazheve mashtruese që shpërndahen përmes SMS-ve dhe email-eve, të cilat përdorin emrin dhe pamjen vizuale të bankave, Postës Shqiptare apo institucioneve të tjera, me synimin për të siguruar të dhëna personale dhe bankare.
AKSK thekson se këto komunikime zakonisht krijojnë ndjesi urgjence, duke i shtyrë qytetarët të ndërmarrin veprime menjëherë, si pagesa për një pako, konfirmimi i adresës, zhbllokimi i një llogarie bankare ose shmangia e pezullimit të një shërbimi.
Të lidhura
None found
Në këto raste, autoriteti rekomandon që qytetarët:
të mos hapin linqe të dyshimta që vijnë përmes SMS-ve ose email-eve;
të mos japin fjalëkalime, kode verifikimi (OTP), PIN-e apo të dhëna të kartave bankare;
të kontrollojnë çdo njoftim vetëm në faqet dhe kanalet zyrtare të bankave ose institucioneve përkatëse;
të njoftojnë AKSK-në dhe institucionin që dyshohet se po imitohet për çdo rast të dyshimtë.
“Një klikim i nxituar mund të mjaftojë për të komprometuar të dhënat tuaja”, paralajmëron AKSK, duke u kërkuar qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të verifikojnë gjithmonë burimin e një mesazhi përpara se të veprojnë.
