Shkëndija e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën evropiane, pasi fitoi 5-0 në transfertë ndaj Europa FC.
Të lidhura
None found
Ekipi kuqezi nga Tetova kontrolloi takimin gjatë gjithë lojës dhe hodhi një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit në këtë fazë.
Avantazhi i parë erdhi në minutën e 28-të, kur Fahd Ndzengue realizoi pas asistimit të Endrit Krasniqit.
45 minutat e para përfunduan me epërsi minimale për Shkëndijën, por në fraksionin e dytë tetovarët treguan forcën e tyre duke gjetur edhe katër herë rrugën e rrjetës.
Fabrice Tamba shënoi dy herë, në minutën e 52-të dhe të 75-të, duke e afruar ndjeshëm skuadrën e tij te fitorja e sigurt.
Në paraqitjen e tij të parë zyrtare, Almir Kryeziu la gjurmë duke realizuar golin për 4-0 në minutën e 83-të.
Rezultati përfundimtar 5-0 u vulos nga Besar Ibrahimi.
Nga minuta e parë u aktivizuan Endrit Krasniqi dhe Drilon Islami, ndërsa Almir Kryeziu hyri në lojë gjatë pjesës së dytë. //
