Këtë të enjte, protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë shënoi ditën e saj të 40-të. Si çdo pasdite, rreth orës 19:30, pjesëmarrësit u tubuan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Edi Rama prite popullin se po vjen”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe ndalën përpara godinës së Kryeministrisë. Aty ata vijuan me thirrje kundër qeverisë dhe mbajtën fjalime.
Të lidhura
None found
Synimi kryesor i protestuesve mbetet largimi nga detyra i Kryeministrit Edi Rama dhe i qeverisë aktuale.
